MENU
klinika

E papritur

Dorezohen drejtuesit/ Icardi rikthehet tek Interi

29.07.2019 - 17:06

Sulmuesi Mauro Icardi do të dalë në stërvitje me Interin. Argjentinasi do të rikthehet me shokët e ekipit ditën e mërkurë për të marrë ngarkesë.

Ish-kapiteni u ka kërkuar drejtuesve të përgatitet së bashku me skuadrën dhe këta të fundit kanë pranuar duke patur frikë nga pasojat ligjore.

Nuk bëhet fjalë për një përmirësim marrëdhëniesh mes palëve, por vetëm për stërvitje. Trajneri Antonio Conte nuk do e llogarisë për ndeshjen dhe po pret që drejtuesit t’i japin zgjidhje kësaj situate.

Sulmuesi nuk ka arritur të gjejë një skuadër tjetër, kjo dhe për faktin se nuk do që të largohet nga Italia. Mediet italiane shkruajnë se Wanda Nara është sërish shtatzanë dhe Icardi do t’i qëndrojë afër.