MENU
klinika

"Kurrë mos thoni kurrë"

Marrëveshja Kosovë-Serbi, historiani zbulon detaje

12.08.2019 - 10:31

Historiani, shkrimtari dhe profesori kroat në universitetin prestigjioz në Amerikë, Yale, Ivo Banac ka deklaruar se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk ka për të nënshkruar një marrëveshje, e cila të jetë ligjërisht detyruese me Kosovën.

Në një intervistë për të përditshmen malazeze “Pobjeda”, shkrimtari thekson se arsyeja e dyshimit të tij në këtë aspekt ndërlidhet me interesat e Rusisë në Ballkan dhe shton se BE-ja nuk ka çfarë t’i ofrojë Serbisë.

“Sepse kjo do të nënkuptonte një ndarje me të gjithë politikën e tij dhe një prishje të prioriteteve ruse në Ballkan. Nuk shoh se çfarë mund t’i ofrojë Perëndimi në këmbim, përveç përshpejtimit të anëtarësimit në BE, e cila sërish nuk mund të jetë e detyrueshme për të gjitha shtetet anëtare.

Mbi të gjitha, Vuçiçi nuk u ngut të komentojë mendimin e Nenad Popoviçit, njeriut të Putinit në qeverinë e Vuçiçit, i cili me qetësi deklaroi se Marrëveshja e Brukselit ishte e vdekur dhe se Serbia kishte përfunduar integrimin evropian.

Ky ishte një mesazh rus. Moska është kundër marrëveshjes, sepse zgjidhja e përplasjeve mes Serbisë dhe Kosovës nënkupton disfatë të politikës dhe ndikimit rus në Ballkan. Por, kurrë mos thoni ‘kurrë’”, është shprehur ai.

Teksa komentoi vizitën e Presidentit të Francës Emmanuel Macron në Beograd, historiani kroat pohon se do të dëshironte të zgjidhte shumë çështje të komplikuara, por shton se ai s’ka durim të merret me detajet e rasteve të caktuara.

“Në Paris dhe në Yerevan, ai i pëshpëriti Thaçit për nevojën e një ‘korrigjimi të kufijve’ midis Kosovës dhe Serbisë, dhe në Berlin ai i bërtiti Haradinajt se nuk ishte në gjendje të kërkonte asgjë. Mund të konkludohet se nuk do të ketë një monument të ri mirënjohjeje për Francën në Kalemegdan (Beograd), ndër të tjera, sepse do të dëshmojë se votuesit francezë janë pengesa e tij më e madhe”, u shpreh Banac..

Profesori kroat, Ivo Banac se nuk dëshiron të hyjë në interpretimet e ndryshme të dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, pot thotë se “është e qartë se ndaj tij u bë presion për ta detyruar të hiqte dorë nga negociatat me Serbinë dhe çështjen e kufijve”.

“Pra, duket krejt normale që Serbia t’i bëjë presion çdo vendi të vogël në Amerikën Qendrore ose në Oqeani që të heqë dorë nga njohja e Kosovës, por nuk është normale kur Kosova të mbrohet nga kjo politikë e bojkotit dhe e denigrimit. Dhe kështu as për Haradinajn nuk vlen parimi juridik ‘non bis in idem’. Sido që të jetë, negociatat midis Serbisë dhe Kosovës nuk do të vazhdojnë derisa të krijohet një Komision i ri”, theksoi ai.