MENU
klinika

Skenar jorealist

Negociatat/ Kukan: Mundësitë e Shqipërisë janë të pakëta!

28.08.2019 - 14:42

“Maqedonia e Veriut mund të marrë një datë për fillimin e negociatave në vjeshtë, ndërsa ky skenar është më pak realist për Shqipërinë”.

Kështu shkruajnë sot mediat e huaja duke iu referuar një interviste të dhënë nga ish-deputeti i Parlamentit Evropian Eduard Kukan.

Në një intervistë për SFPA, Kukan, i cili kryesoi Grupin Punues të Ballkanit Perëndimor gjatë kohës së tij në PE, shpjegon se Maqedonia e Veriut ka vite që i plotëson kriteret, por Unioni po e shtyn hapjen e negociatave.

“Maqedonisë së Veriut mund t’i jepej një datë specifike në samitin evropian në vjeshtë, të cilën unë e konsideroj realiste,” thotë ish-deputeti.

Nga ana tjetër, ndërsa ai është i vetëdijshëm se Tirana po pret edhe një hap të ngjashëm, Kukan beson se situata e Shqipërisë është krejtësisht e ndryshme.

“Shqipëria duhet të zbatojë një reformë të madhe gjyqësore, opozita ka bojkotuar parlamentin dhe, mbi të gjitha, shqiptarët nuk mund të gjejnë kompromis”, theksoi ai, duke shtuar se do të ishte joreale që Shqipëria të merrte datën për momentin.

I pyetur për idenë e shkëmbimit të territoreve sa i përket çështjes së Kosovës, e cila po qarkullonte rreth një vit më parë, ai vlerëson se nuk ishte vetëm një strategji fushate.