MENU
klinika

Godet ekipi italian

Pas de Ligt, një tjetër yll i Ajax ‘zbarkon’ në Serie A!

03.08.2019 - 21:35

Matthijs de Ligt duket se nuk do të jetë lojtari i vetëm që do të kalojë nga Ajax në Itali, sepse shumë shpejt pritet të mbërrijë edhe Lasse Schone, i cili do të veshë fanellën e Genoas.

Mbrojtësi veteran ka gjetur akord me klubin e Serie A, ku do të firmosë kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimin edhe për një sezon tjetër.

Tratativa kishte dy muaj që kishte filluar dhe “Sky Sport” bën me dije se vetëm sot presidenti Preziosi ka arritur të mbyllë transferimin, duke e marrë si lojtar të lirë nga Ajax, edhe pse kishte një vit kontratë.

33-vjeçari danez konsiderohet si një pjesë e atij mozaiku të bukur që pamë tek Ajax sezonin e kaluar dhe eksperienca e tij vlerësohet shumë tek Genoa, që presin të sjellë edhe teknikë e klas në grupin e tyre.