Ishin 3 netë fantastike ato të Festivalit Sunny Hill që u mbajt në Parkun e Gërmisë në Prishtinë më 2,3 dhe 4 gusht.
Artistë të njohur shqiptarë e të huaj u ngjitën në skenë për të dhuruar performanca të mrekullueshme!
Në ditën e tretë performoi Calvin Harris, dj-i i njohur që le të themi se ishte qershia mbi tortë.
Së bashku me Dua Lipën ai ndezi skenën me këngën “One Kiss” dhe jo vetëm!
I gjithë spektakli që dhuroi ishte i paharrueshëm për vetë dj-in, i cili ka bërë një postim falenderues për Duan dhe babain e saj Dukagjinin në veçanti.
Ajo që i ka lënë përshtypje dj-t të njohur ishte pritja që publiku prishtinas i ka bërë atij për të cilët shkroi edhe disa fjalë në Instagram.
“Natë e çmendur në Prishtinë. Faleminderit Dua dhe Dukagjin për ftesën”, ka shkruar ai në videon e pulikuar.
Eh aq i bukur sa u bë koncerti është mëse normale të vinte një falenderim i tillë nga Harris!