MENU
klinika

Detaje

Përgjaken rrugët, aksident me vdekje në Milot-Mamurras

16.08.2019 - 08:29

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mëngjes në Kurbin.

Një makinë ka përplasur për vdekje një kalimtare në aksin Milot-Mamurras.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, saktësisht tek mbikalimi i Kurbinit.

Bëhet me dije se viktima 54-vjeçare ka tentuar të kalojë rrugën në momentin kur është përplasur nga makina.

Kalimtarja A.M ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe zbardhjen e plotë.