MENU
klinika

Ja çfarë e shkaktoi

Qendra e Tiranës pa drita, OSHEE njoftim

15.08.2019 - 11:41

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se një pjesë e zonës rreth “Myslym Shyri” dhe “Rruga e Kavajës” në Tiranë kanë mbetur për disa orë pa energji elektrike.

OSHEE se aktualisht kanë marrë energji një pjesë e konsiderueshme e abonentëve dhe shkak për këtë ndërprerje ka qenë një subjekt privat që po kryen punime në shkollën“Konferenca e Pezës”.

Ndërkaq, OSHEE shton se ky subjekti ka marrë procedim penal.

Njoftimi i plotë:

Nje pjese e zones rreth “Myslym Shyri” dhe “Rruga e Kavajës” kane mbetur pa energji elektrike per shkak te demtimit te fiderit 20kV nga subjekti privat qe punon per rikonstruksionin e shkolles “Konferenca e Pezës”.

OSHEE mori masa për riparimin e dëmit, në prani edhe te policise se shtetit e cila regjistroi procedimin ndaj subjektit (foto).

Aktualisht ka mare energji nje pjese e konsiderueshme e abonenteve.