MENU
klinika

Çelësi është Edin Dzeko

Roma hyn në valle për Icardin!

03.08.2019 - 21:42

Transferimi i Mauro Icardit tek Juventusi mendohej si ishte thuajse i kryer, por mesa duket bardhezinjtë kanë objektiva të tjerë.

Bëhet fjalë për shkëmbimin Lukaku-Dybala, që po përflitet ditët e fundit duke shtuar se negociatat mes dy klubeve kanë nisur.

Sipas Sky Italia, Roma ka hyrë në valle për Icardin, duke i ofruar Interit shkëmbimin me Edin Dzeko, një lojtar që pëlqehet jashtë mase nga Conte.

Megjithatë, vetëm shkëmbimi nuk mjafton, pasi Inter do të kërkonte edhe 40 milionë euro përveç sulmuesit bosnjak.