Tregimi i parë i gjinisë epike në letërsinë japoneze të shekullit XI, “Përralla e Genjit”, shkruar njëmijë vjet më parë, mban autorësinë e një gruaje, me emrin Murasaki Shikibu.
I njohur ndryshe, si romani i parë në botë,në faqet e këtij libri të lashtë pasqyrohet jeta dhe romanca e Hikaru Genjit. Ndikimi i kësaj vepre letrare, ishte i madh anembanë globit.
Më 1925, libri u përkthye nga Arthur Waley, ndërsa sa i takon kritikës, libri ka pasur vëmendjen dhe analizën e shkrimtares Virginia Woolf, për revistën “British Vogue”. Përkthimi i fundit anglisht, numëron 1,300 faqe të këtij romani.
“Është vepër monumentale e letërsisë”, – thotë Melissa McCormick, profesore për Artin dhe Kulturën Japoneze në Universitetin e Harvardit. “Murasaki Shikbu, shkruante në mënyrë e tillë letrare që, në kohën e saj, ishte mjaft e denigruar. Dikur, letërsia perceptohej si më e ulëta në hierarkinë e zhanreve. Por, pavarësisht se ishte roman dhe pavarësisht se, shkruar nga një grua, ‘Përrallat e Genjit’ ishte arritje e madhe, për çka merrej seriozisht”.