MENU
klinika

Edhe si lojtar, edhe si trajner!

Rooney pranë rikthimit të Angli

05.08.2019 - 21:42

Wayne Rooney mund të rikthehet në futbollin anglez si lojtar-trajner te skuadra e Championshipit, Derby County.

Ish-kapiteni i Manchester United dhe Anglisë, i cili aktualisht luan te DC United në Major League Soccer, raportohet të jetë duke negociuar me Derby-n.

Bisedimet paraprake janë zhvilluar mes drejtuesve të klubit dhe agjentit të Rooney, ndërsa janë planifikuar bisedime të mëtejshme.

Trajneri i fundit të Derby-t ishte Frank Lampard, i cili u largua për te Chelsea.