MENU
klinika

Njoftimi

Rregulli i ri për vizat në SHBA, kushti që mund t’iu rrezikojë

13.08.2019 - 08:52

Administrata e Presidentit Trump njoftoi të hënën një rregull të ri që mund t’u mohojë vizat dhe qëndrimin e përhershëm qindra mijëra njerëzve nëse janë tepër të varfër.

Rregulli, i cili pritej prej një kohe të gjatë, hyn në fuqi më 15 tetor dhe refuzon aplikantët për viza të përkohshme ose të përhershme nëse nuk përmbushin standardet e të ardhurave ose nëse varen nga asistenca publike, siç janë pagesë papunësie, kupon ushqimor apo shërbim mjekësor falas.

Një ndryshim i tillë do të kërkonte që imigrantët “të mbështeten në veten e tyre dhe të mos varen nga burimet publike për të përmbushur nevojat, por të mbështeten tek aftësitë e tyre, si dhe te burimet e anëtarëve të familjes, sponsorizuesve dhe organizatat private,” thuhet në një njoftim të qeverisë.

“Parimi në të cilin mbështet kjo është një vlerë e vjetër amerikane që quhet mbështetje tek vetja jote,” tha një zyrtar, shkruan VOA.

Zyrtari tha se rregulli nuk ndikon në programet e imigracionit me bazë humanitare për refugjatë dhe azilkërkues dhe përmban përjashtime për viktimat e trafikimit apo viktimat e dhunës në familje. Përjashtimet për këto kategori janë të mandatuara nga Kongresi.

Rregulli i ri gjithashtu nuk ndikon në imigrimin me bazë familjare, pasi shtetasve që sponsorizojnë anëtarët e familjes për një kartë të gjelbër edhe tani u kërkohet të vërtetojnë se janë në gjendje të japin ndihmë financiare për të ardhurit.

Reforma është pjesë e përpjekjeve të Presidentit Donald Trump për të frenuar imigracionin e ligjshëm dhe të paligjshëm, një çështje që ai e ka vënë në themel të presidencës së tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarat e Sekretarit amerikan të mbrojtjes

“Rusia nuk mund ta zëvendësojë kurrë SHBA-në”