22.08.2019 - 08:19
Ditën e sotme pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave.
Sipas asaj që parashikon IGJEUM, në vendet e ulëta ato do të arrijnë deri në 36 gradë.
Parashikimi:
Sot nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 35 °C
në vendet e ulëta: 22 / 36 °C
në vendet malore: 16 / 30 °C.
ERA
Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe zonat malore.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Rënia e temperaturave
Parashikimi i motit për ditët në vijim
Rikthehet plazhi?