MENU
klinika

Librat vrasës

Shkencëtarët danezë gjejnë arsenik “mes rreshtash”

07.08.2019 - 16:41

    Nëse librat do të mund të vrisnin, ne do të riktheheshin në shekujt XVI-XVII. Shkencëtarët danezë, kanë zbuluar këto ditë, nivele të larta arseniku në tre libra, që u përkasin shekujve XVI dhe XVII.

Ekspertë nga Universiteti i Danimarkës Jugore, teksa po merreshin me studimin e disa fragmenteve të dorëshkrimeve mesjetare, zbuluan se këto libra përmbanin substanca helmuese.

 

 

 

 

Kaare Lund Rasmussen, profesore e asociuar në Universitetin e Danimarkës, tregon për “Fox Neës” se pas reformimit danez në vitin 1536, shumë lubra katolikë u shkatërruan.

“Disa libra u dogjën, të tjerë u zhdukën”, – tregon ai, duke theksuar se disa nga pergamenat u ripërdorën sërish për të lidhur librat e rinj, nga vitet 1500-1600.

 

 

 

 

Shkencëtarët përdorën teknologjinë fluoreshente me rrezet X, që përdoret gjerësisht për të analizuar vetitë kimike të bojërave dhe qeramikës. Falë kësaj teknologjie, ata zbuluan se pigmenti jeshil i përdorur në kopertinat i librave ishte arsenik.

Pigmenti me përmbajtje të lartë arseniku mund të jetë përdorur për librat, jo për arsye estetike, por për të mbrojtur dorëshkrimet nga insektet dhe parazitët. Ndësa arseniku është element jashtëzakonisht toksik dhe mund të shkatërrojë qelizat e kuqe të gjakut, duke shkaktuar deri vdekje të parakohshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkodranët harrojnë leximin

‘Marin Barleti’ po ‘vdes’

Çmimi Kombëtar ‘’Lumo Skëndo’’

‘’Tregime të moçme shqiptare’’ nderohet me titull


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit