29.08.2019 - 14:02
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur të shtyjë afatin e transmetimeve analoge edhe për një muaj.
Në një deklaratë për media, kreu i AMA deklaroi se ky vendim është marrë pas një sondazhi të bërë, në të cilën ka rezultuar se shumica e shqiptarëve vijojnë të shohin ende transmetimet analoge.
“Nga sondazhi ka rezultuar se shumë qytetarë shohin ende transmetimet analoge. Në mënyrë unanime, AMA ka vendosur shtyrjen e afatit të transmetimeve analoge edhe për katër javë”, tha kreu i AMA.
Kujtojmë që AMA kishte vendosur që më datë 1 shtator 2019 të fikte sinjalin analog për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën, por ky vendim është shtyrë për më 1 tetor.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kryeministri porosit mazhorancën
‘Arrestimi i Dakos’/ Rama-deputetëve: Mos replikoni
Dossier/ Pjesa e parë