Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se ditën e sotme nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 32 °C
në vendet e ulëta: 21 / 34 °C
në vendet malore: 15 / 30 °C.
ERA
Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Zjarri në pyje
Sot rritet rrezik “I LARTË’’ në qarqet Fier dhe Korçë dhe rrezik “I MODERUAR’’ në qarqet e tjerë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË’’ vetëm në zona të kufizuara, konkretisht në qarqet: Lezhë (Perёndim), Durrës (Perёndim), Tiranë (Perёndim), Berat (Perёndim), Gjirokastër (Lindje).