MENU
klinika

Qenka 'lënduar'

Stresi tregon si ndihet pas largimit të Keisit në Kanada

05.08.2019 - 17:00

Ata nuk na kanë konfirmuar ende asgjë, po të gjithë kemi paramenduar që tashmë Stresi dhe Keisi janë ndarë e arsyen ende nuk e dimë pse.

E vvetëm një muaj pas daljes nga burgu, reperi i njohur Stresi i dha fund marrëdhënies së tij me Keisin, megjithëse çifti kishte lajmëruar se këtë verë do të kurorëzoheshin me martesë.

Ende nuk dihet se ç’ndodhi mes çiftit, mirëpo Keisi bëri gati valixhet dhe u nis për në Kanada.

Pas largimit të saj, Stresi ka hapur zemrën në një postim në Instagram duke lënë të kuptohet se është i mërzitur nga kjo situatë mes tyre.

 

“Buzëqesh që mos ta marrin vesh.”- janë fjalët e Stresit në foto, fjalë që me siguri i referohen prishjes së marrëdhënies së tij me Keisin.

Shumë deklarata që lënë shumë të kuptojnë, por na mbetet veçse të presim edhe ndonjë reagim nga çifti që të jemi tërësisht të qartë.