MENU
klinika

Deklarata

“Të kthehet në shtëpi”, Zaev thumbon Gruevskin

01.08.2019 - 08:24

“Duhet të vijë, lëreni të vijë”, kështu i është përgjigjur kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev pyetjes së gazetarëve në lidhje me ish-kreun e qeverisë Nikolla Gruevski.

Gruevski kishte shkruar se ndien keqardhje dhe i vjen që të kthehet dhe ta ndihmojë kreun e Qeverisë.

Duhet të vijë, lëreni të vijë. Do ta ndihmojë shtetin, e bën këtë kur ta vuajë dënimin. E gjitha kjo është ndihmë. Të gjithë ne dërgojmë një mesazh përgjegjësie, kështu që unë mund të dërgoj një mesazh me të vërtetë të qartë – le të kthehet në shtëpi”, tha kryeministri Zoran Zaev, nga Manastiri.

Zaev gjithashtu komentoi takimin ndërmjet kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban, duke e cilësuar atë të zakonshëm sepse partitë e Mickoski dhe Orban janë anëtarë të Partive Popullore Evropiane.