MENU
klinika

Incidenti gjatë natës

Thyhet memoriali turk te kodrat e Liqenit në Tiranë

30.08.2019 - 10:44

Memoriali turk, i vendosur në kodrat e liqenit artificial me rastin e rastin e 3 vjetorit të grushtit të dështuar të Shtetit në Turqi, në 15 korrik të vitit 2016, është dëmtuar gjatë natës.

Siç duket edhe në video, persona të paidentifikuar kanë thyer një pjesë të memorialit.

Memoriali u vendos në kodrat e Liqenit Artificial më 15 korrik në nderim të viktimave të grushtit të dështuar të Shtetit në Turqi, në 15 korrik të vitit 2016, në të janë gdhendur emrat e personave që humbën jetën në këtë ngjarje.

Vendosja e memorialit u shoqërua me debate e kundërshti, ku nuk munguan edhe protestat kundër ngritjes së tij.

Pak kohë më parë, momeriali u rrethua me letra higjenike si shenjë kundërshtie për vendosjen e tij në Tiranë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ne ju paguajmë me gjak shqiptari!"

Reagon eksperti i SHBA-së për memorialin turk

Ende nuk është zbulur qëllimi i vizitës...

Aktorja turke viziton memorialin “Adem Jashari”