SHBA po tërhiqet zyrtarisht nga një traktat bërthamor me Rusinë, duke ngritur frikën e një gare të re për armët.
Traktati Ndërkombëtar i Forcave Bërthamore (INF) u nënshkrua nga Presidenti i SHBA Ronald Reagan dhe udhëheqësi Sovjetik Mikhail Gorbachev në 1987. Ndaloi raketat me rreze midis 500 dhe 5,500 km (310-3,400 milje).
Por në fillim të këtij viti SHBA dhe NATO akuzuan Rusinë për shkeljen e paktit duke vendosur një lloj të ri të raketave, të cilën Moska e ka mohuar.
Amerikanët thanë që kishin prova që Rusia kishte vendosur një numër raketash 9M729, të njohura për Nato si SSC-8. Kjo akuzë më pas u mbështet nga NATO.
“Rusia është vetëm përgjegjëse për prishjen e traktatit,” tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo në një deklaratë të Premten. “Me mbështetjen e plotë të aleatëve tanë të NATO, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur që Rusia ka shkelur traktatin dhe më pas ka pezulluar detyrimet tona” shtoi ai.
Ministria e jashtme ruse konfirmoi se traktati i INF është “zyrtarisht i vdekur” në një deklaratë të mbajtur nga agjensia shtetërore e lajmeve Ria Novosti.
Presidenti Donald Trump njoftoi në shkurt se SHBA do të tërhiqeshin nga pakti dhe caktoi afatin 2 gusht. Presidenti rus Vladimir Putin pezulloi detyrimet e vetë vendit të tij për traktatin menjëherë pas kësaj.
Analistët kanë frikë se prishja e marrëveshjes historike mund të çojë në një garë të re armësh midis SHBA, Rusisë dhe Kinës.”Tani që traktati ka mbaruar, ne do të shohim zhvillimin dhe vendosjen e armëve të reja,” i tha Pavel Felgenhauer, një analist ushtarak rus, për agjencinë e lajmeve AFP. “Rusia tashmë është gati”.
Muajin e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Jens Stoltenberg i tha BBC-së se raketat ruse ishin të lëvizshme, shumë të vështira për tu zbuluar dhe që mund të arrinin në qytetet evropiane brenda disa minutash.
“Kjo është serioze,” shtoi ai. “Traktati INF ka qenë një gur themeli në kontrollin e armëve për dekada, dhe tani ne shohim prishjen e traktatit.”
Ai shtoi se “ne duhet të jemi të përgatitur për një botë pa traktatin e INF dhe me më shumë raketa ruse”. Stoltenberg tha gjithashtu se çdo vendim i NATO se si saktësisht të përgjigjet do të vinte pas afatit.
NATO nuk ka plan të vendosë raketa bërthamore të bazuara në tokë të vetat në Evropë, tha ai, por mbrojtja konvencionale ajrore dhe raketore, ushtrimet e reja dhe gatishmëria e forcave dhe iniciativat e reja të kontrollit të armëve të gjitha mund të ishin pjesë e përgjigjes.