MENU
klinika

Detaje

U aksidentua në Elbasan, humb jetën turistja izraelite

31.08.2019 - 12:46

Një turiste izraelite ka ndërruar jetë sot në spital. Ajo u aksidentua një ditë më parë në Elbasan, ku motori me të cilën po lëvizte së bashku me shoqëruesin u përplas me një makinë, ndërsa mjeti e mori përpara duke e zënë poshtë.

Drejtuesi i motocikletës fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme , në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, mjeti tip “Toyota” është përplasur me motoçikletën tip “Honda”. Në këtë përplasje u përfshi edhe një mjet tjetër tip “Audi”, dhe për pasojë u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjeria e motoçikletës, ku shtetasia M.N., 31 vjeçe, ndëroi jetë në spital, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është jashtë rrezikut për jetën, ju informojmë se:

Specialistët për Qarkullimin Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:F.M., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe N.S., 42 vjeç, banues në Zefat, Izrael.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.