28.08.2019 - 09:59
Detaje të reja vijojnë të dalin në lidhje me vrasjen e ish-policit Santiago Malko mbrëmjen e djeshme në zonën e Kinostudios.
Malko rezulton i përfshirë në ngjarje të rëndë kriminale që mund të kishte përfunduar në vrasje.
Mësohet se kjo ngjarje është parandaluar nga ndërhyrja e shërbimeve të komisariatit numër 3 në Tiranë.
Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, më pas është tërhequr vetë nga Policia.
Ndërsa bashkëshortja e tij vazhdonte të ishte pjesë e Policisë së Tiranës, në njësinë “Shqiponja”.