Në vitin 2017, Vin Veli dhe Bora Zemani i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Ata nuk zbuluan shkakun e ndarjes megjithatë tani secili prej tyre vazhdon jetën e tij.
Bora Zemani përflitet se është në një lidhje me aktorin Donald Veshaj, madje ata prezantojnë edhe një emision bashkë.
Përsa i përket Vin Velit, DJ ka preferuar që jetën e tij personale ta mbajë larg vëmendjes mediatike, megjithatë së fundmi ka bërë një përjashtim.
Në një intetvistë ai ka refuzuar të flasë për çështjet e zemrës, megjithatë ka zbuluar një detaj shumë të rëndësishëm. Vin Veli ka treguar se historinë e dashurisë do e bëjë publike vetëm kur të martohet.
“Për momentin nuk dua të bëj asnjë koment rreth çështjeve të zemrës (Qesh) Publike do ta bëj vetëm kur të martohem (Qesh)! Përpos asaj idesë shpesh të gabuar që është krijuar për Dj, unë personalisht nuk e kam parë profesionin tim si një mekanizëm që tërheq femrat, aq me tepër t’i vë dhe kritere”, shprehet Vin Veli.
Nga bashkëjetesa me Bora Zemanin ai ka edhe një djalë.