MENU
klinika

Zbardhet axhenda

“30 qershori”/ Meta mbërrin në Strasburg!

17.09.2019 - 21:13

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, sapo ka mbërritur në Strasburg, ku po zhvillon një vizitë.

Kreu i Shtetit do takohet me drejtues të Kongresit të Autoriteteve Vendore, që është një nga organizatat më të mëdha për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Kongresi është një strukturë e pavarur e Këshillit të Europës, dedikuar demokracisë vendore.

Kujtojmë, që Kongresi i Autoriteteve Vendore, që është zëri i rajoneve dhe bashkive në Këshillin e Evropës, anuloi misionin e vëzhgimit në Shqipëri për 30 qershorin.

Gjithashtu, Kongresi i Autoriteteve Vendore këshillon Komitetin e Ministrave dhe Asamblenë Parlamentare të KiE për të gjitha aspektet e politikës lokale dhe rajonale