Ndonëse klima politike në vend ka qenë e ‘nxehtë’ nga përplasjet mes opozitës dhe maxhorancës, duke mos kursyer as Presidencën, 77-vjetori i Konferencës së Pezës ka bërë bashkë presidentin Ilir Meta, kryetarin e bashkisë Erion Veliaj dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë.
Në kuadër të festimeve për nder të kësaj dite, në ceremoni ishin të pranishëm kreu i shtetit, Meta, kryebashkiaku Veliaj, nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, zëvendëskryeministri Erjon Braçe si dhe ministrja Elisa Spiropali.
Mësohet e me kryebashkiakut Veliaj dhe Presidentit Meta ka pasur një shtrëngim duarsh.
Kujtojmë se Kuvendi pak ditë më parë rrëzoi të gjitha dekretet e Metës, mes tyre edhe ato për koncensionet e rrugëve, për të cilat sot kryetari i Bashkisë u shpreh se ishte pro.