MENU
klinika

Heq masën e reciprocitetit

Arrihet paqja mes Kosovës dhe Maqedonisë

06.09.2019 - 08:44

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka njoftuar se ka pezulluar masën për reciprocitet ndaj Maqedonisë së Veriut.

Shala ka thënë se ky vendim është marrë pasi që ka pasur reagime nga institucionet e Maqedonisë së Veriut, dhe si pasojë do të lejoj që produktet e këtij shteti të futen në territorin e Republikës së Kosovë.

Vetëm kur bëhemi bashkë për shtetin tonë mund ta arrijmë qëllimin, mund ta arrijmë respektin e të gjithëve. Pas reflektimit të Maqedonisë së Veriut edhe unë sot kam marr vendim që ta pezulloj vendimin për masa reciproke të para disa javëve në lidhje me produktet e Maqedonisë së Veriut që hyjnë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë t’i mbrojmë prodhimet vendore, vetëm duke rritur prodhimin dhe duke rritur eksportin mund ta zhvillojmë shtetin. Prandaj, duhet të jemi bashkë për shtetin!”, ka thënë Shala.

Masën për reciprocitet ndaj Maqedonisë Veriut, ministri i Tregtisë e kishte vendosur më 16 gusht të këtij viti. Produktet që përfshiheshin brenda masave ishin mjalti dhe patatet, kjo pasi që Maqedonia kishte aplikuar barriera tarifore ndaj produkteve të Kosovës.

Përmes një njoftimi për media, Shala kishte theksuar se që nga qershori i këtij viti kur produktit të Kosovës, rasadit të peshkut i janë vendosur barrierat tarifore nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka dërguar ankesa përmes sekretariatit të CEFTA-së dhe po ashtu iu ka drejtuar me letër ministrit të ekonomisë, por që nuk kanë reflektuar.

Dhe tashmë kanë kaluar dy muaj dhe nuk kemi asnjë përgjigje, prandaj jam i detyruar që në mbrojtje të interesit të Kosovës, biznesit të Kosovës dhe në mbrojtje të prodhimeve tona që të ndërmarr veprime të tjera ligjore, në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës. Sot kam marr vendim që të vendos masa reciproke për produktet e Maqedonisë së Veriut që importohen në Kosovë dhe të ndalojë hyrjen e disa produkteve në mënyrë që të detyrojë shtetin e Maqedonisë së Veriut që të reflektoj dhe të ketë trajtimn të barabartë për produktet e Kosovës që hyjnë në atë shtet”.

Ai kishte thënë se duhet të ketë trajtim të barabartë, që sipas tij, është e vetmja rrugë që duhet të ecim përpara.

Reciprociteti, partneriteti dhe trajtimi i barabartë i prodhimeve kosovare gjatë eksportit në vendet e rajonit, është e vetmja rrugë me të cilën duhet të ecim përpara. Në rast se ky trajtim do të vazhdojë ne do të marrim edhe hapa tjerë, jo vetëm ndaj këtij shteti por edhe shteteve tjera. Tashmë asnjë prodhim Kosovar që eksportohet jashtë nuk do të ketë tretman të pabarabartë”, kishte potencuar Shala.

Pas vendosjes së kësaj mase në Kosovë për vizitë kishte ardhur një delegacion nga Maqedonia e Veriut i kryesuar nga Ministri maqedonas i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Bekteshi kishte qëndruar në Kosovë më 20 gusht, dy ditë pas vendosjes së masës së reciprocitetit.

Kujtojmë se dje Maqedonia Veriore ka marrë vendim për eliminimin e ndalesës së eksportit të peshkut nga Kosova, shkruan monitor. Ky vendim i palës maqedonase është bërë e ditur gjatë ditë së sotme.

Pas këtyre masave reciproke nga Republika e Kosovës, Maqedonia e Veriut ka reflektuar duke eliminuar ndalesën e peshkut pas takimit që kanë pasur dy palët. Pas këtij vendimi nga ana e Maqedonisë së Veriut, pritet edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ta heq ndalesën për mjaltin dhe patatet nga Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftimin që është bërë publik.