MENU
klinika

Hapja e negociatave

Balla takon zyrtarin gjerman: Po-në e kemi në xhep

25.09.2019 - 17:51

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Kryetarin e Social-demokratëve gjermanë, Rolf Mützenich.

Balla shprehet se është diskutuar mbi vendimin e Bundestagut që autorizon Qeverinë Federale të miratojë vendimin e Këshillit Europian për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kreu i Grupit Parlamentar gjithashtu shton se gjatë takimit ka rishprehur gatishmërinë për të përforcuar përpjekjet, me qëllim avancimin me axhendën e reformave që lidhen me BE-në.

“Padyshim që deputetët socialdemokratë në Bundestag do të votojnë unanimisht PRO fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Me Kryetarin e sapozgjedhur të Grupit Parlamentar Rolf Mützenich diskutuam mbi vendimin e Bundestagut që autorizon Qeverinë Federale të miratojë vendimin e Këshillit Europian për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Gjatë takimit rishpreha gatishmërinë të përforcojmë dhe intensifikojmë perpjekjet, në mënyrë që të avancojmë me axhendën e reformave që lidhen me BE-në si dhe të arrijmë rezultate të mëtejshme, të prekshme dhe te qendrueshme. Mbetemi të përkushtuar të punojmë ngushtësisht me Gjermaninë, në mënyrë që të thellojmë progresin e mëtejshëm në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, etj”, tha Balla në postimin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jo vetëm me Shqipërinë por dhe me Maqedoninë e Veriut

DW: Bundestagu “Po” hapjes së negociatave

Ruçi-Balla me Presidentin e Bundestagut

“Gjermania mbështet Shqipërinë në BE”