“Muzikë ndryshe, atmosferë ndryshe! Luz Casal, legjenda e këngës spanjolle, do të ndriçojë mbrëmjen me zërin e saj mahnitës, më 14 shtator, pranë Amfiteatrit, në orën 20:00. Merr miqtë dhe eja argëtohu, nën ritmin e muzikës spanjolle!” – kështu shkruan, Bashkia e Tiranës.
Këngëtarja e famshme spanjolle e viteve ’80-të, ka një karrierë të pasur e të larmishme, që në fillesat e saj, janë lidhur edhe me muzikën e baletin.
Kulmin e suksesit, Luz Casal do ta njihte në deputimin e kolonës zanore, të një prej filmave të regjisorit të njohur Pedro Almodovar, “High Heels”, me këngën “Piensa en mi”.
Luz Casal është një këngëtare spanjolle e viteve ’80-të, rrymës Pop-Rock. Këngët e saj më të njohura, janë: “Loca”, “Rufino”, “Un nuevo día brillará”, etj.
Në vitin 2010, e prekur nga sëmundja e tumorit në gji, këngëtarja u detyrua të tërhiqej nga një tur koncertesh. Casal, më vonë, do të rikthehej më e fortë se kurrë, duke qenë një shembull e frymëzim për të gjitha gratë, që u është dashur të përballën me betejën kundër kësaj sëmundjeje.
Mos e humbisni!