Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Librazhd.
Një 53-vjeçar ka masakruar me thikë gruan e tij dhe më pas është hedhur nga pallati ku jetonin bashkëshortët.
Sipas policisë viktimat janë identifikuar si Daut dhe Lule Gjokola, burrë e grua.
Burri e ka vrarë me thikë gruan dhe më pas është hedhur vetë nga kati i katërt i banesës.
Në momentin që është kryer krimi i rëndë, në banesë ndodhej edhe djali i viktimave.
Neëvend ka ndërruar jetë burri, ndërkohë që gruaja u dërgua rëndë në spital dhe aty më pas ndërroi jetë.
Njoftimi i policisë
Në lagjen “Shkumbin”, Librazhd, në banesë shtetasi D. Gj., 53 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen L. Gj., 49 vjeçe, dhe me pas shtetasi D.Gj., është hedhur nga kati i katër i apartamentit të tij, për pasojë ka ndërruar jetê.
Bashkëshortja e tij është transportuar menjëherë për në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndêrruar jetë sapo ka mberritur në spital.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.