MENU

EL në Spanjë

Zyrtare/ Champions League i ‘besohet’ Bayernit

25.09.2019 - 18:43

Finalja e madhe e Champions League, e vitit 2022 do të zhvillohet në stadiumin e Bayern Munich, “Allianz Arena”, ndërsa ajo e vitit 2021 në Shën Peterburg, në stadiumin e Zenit.

Ky ishte vendimi i sotëm i UEFA-s, që zyrtarizoi stadiumet pritëse të dy finaleve të ardhshme.

Për Bayern do të jetë rikthim pas 10 vitesh në shtëpi, duke qenë se hera e fundit që e kishin organizuar një finale të tillë ishte ajo e vitit 2012, ku Bayern u mund në penallti nga Chelsea.

Ndërkohë që finalja e Europa League, e vitit 2022 do të zhvillohet në stadiumin e Sevillas, “Ramon Sanchez Pizjuan”, që i takon për herë të dytë, duke qenë se Sevilla ka organizuar një finale të tillë në vitin 1986, ku kampion u shpall Steaua Buchurest.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lë jashtë emra të mëdhenj

Juve zyrtarizon listën për Champions

Inter në 'grupin e ferrit'

Hidhet shorti i Champions League!