MENU
klinika

Nga New York Times

Demokratët amerikanë po rrezikojnë shumë

27.09.2019 - 16:51

Donald Trump kreu një vepër të patolerueshme bashk me presidentin ukrainas. Por kjo nuk do të thotë se demokratët kanë të drejtë të fillojnë një proces të shkarkimit.

Mos harroni, ky është një proces politik, jo një proces ligjor. Kongresi mendohet të bëjë atë që është në interesin më të mirë të vendit. Dhe ky proces mund të jetë shumë i keq për Amerikën.

Kjo ndoshta nuk do të arrijë asgjë. Për ta larguar në të vërtetë Trump nga detyra, të paktën 20 senatorë republikanë do të duhej të votonin. Nëse mendoni se do të ndodhë për shkak të këtij incidenti, nuk do t’i keni kushtuar vëmendje republikanëve të Senatit gjatë dy viteve e gjysmë.

Kjo nuk është ajo për të cilën dëshiron të flasë vendi. Sipas një sondazhi të Universitetit Quinnipiac, vetëm 37 përqind e amerikanëve mbështesin prpcesin.

Demokratët po luajnë lojën e Trump. Trump nuk ka axhendë politikash. Ai është i paaftë në përmirësimin e jetës së qytetarëve amerikanë, madje edhe të votuesve të tij. Por ai është i mirë për një gjë: për të luftuar personalisht me këdo. Kështu që tani gjatë disa muajve të ardhshëm ai do të nisë një luftë të personalitetit kundër Nancy Pelosi dhe Jerrold Nadler.

Ky proces do të rrisë cinizmin publik. Do të ishte mirë nëse Kongresi do të gëzonte afeksion të gjerë publik dhe legjitimitet. Ne nuk jetojmë në atë botë. Ky proces tashmë po zhvendoset në një lloj lufte partizane pa kurrfarë logjike.

Nëse Trump pëson humbje në një fushatë zgjedhore të drejtpërdrejtë, atëherë tendenca e tij populiste mund të tkurret dhe republikanët kryesorë mund të rimarrin epërsinë. Një humbje zgjedhore do të thoshte që njerëzit nuk e pëlqejnë Trumpizmin. Por e gjitha kjo po përforcon mesazhin thelbësor të Trumpizmit.

Kjo mund të shtrembërojë procesin parësor Demokratik.  Në muajt në vazhdim, kandidatët për Demokratët do ta kenë nmë të vështirë për të tërhequr vëmendjen.

Demokratët po garojnë kundër një njeriu, vlerësimi i të cilit miratimi nuk shkon asnjëherë mbi 45 përqind. Por ata po i rrotullojnë zaret në një mënyrë shumë të rrezikshme.