Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se po pret përfundimin e zgjedhjeve në Kosovë në mënyrë që të përshihet në zgjidhjen e problemeve në dialogun Kosovë-Serbi.
Mediat kosovare raportojnë se Macron e ka thënë këtë gjatë takimit të shkurtër që zhvilloi me ministrin e jashtëm serb Ivica Daçiç.
Ndërkohë ky i fundit e ka uruar për fjalimin e tij pas vizitës së tij të fundit në Serbi dhe vizitën e tij e cilësoi një nga më të rëndësishmet nga një zyrtar i lartë i huaj në histori të Serbisë.
Kujtojmë se marrëdhëniet Kosovë-Serbi u krisën më shumë në nëntorin e vitit të kaluar për shkak të vendosjes së taksës 100% ndaj mallrave.
Ndërsa për një marrëveshje mes dy shteteve u fol edhe në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork.