Në festivalin ndërkombëtar të San Sebastianit, në Spanjë, me çmimin “Glocal in Pogress” u vlerësua filmi debutues i More Raçës, “Galaktika e Andromedës”.
“Galaktika e Andromedës” ka në qendër Shpëtimin, një baba i vetëm, mbi të cilin rëndojnë problemet sociale dhe dilema, për të mbetur apo jo, kujdestar i të bijës.
Për çmimin, regjisorja është shprehur: “Filmi është pritur jashtëzakonisht mirë nga producentët dhe kompanitë më prestigjose të filmit. Jemi shumë të kënaqur nga kjo pjesëmarrje, është një konfirmim i madh për vlerën e filmit dhe rrugëtimin e suksesshëm në festivale.”
Filmi është prodhim i shtëpisë filmike “Arena”, me producent Sunaj Raçën, ndërkohë është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.