MENU

Vuçiç në Vatikan

“Do lus Papa Françeskun të mos e pranojë Kosovën”

12.09.2019 - 08:56

Aleksandar Vuçiç zbriti në Romë ku nesër nis vizitën zyrtare në Selinë e Shenjtë dhe takon Papa Françeskun dhe Kardinalin Pietro Parolino, kjo është përpjekja e tyre më e fundit për të minuar pavarësinë e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, zbriti në Romë në vizitë zyrtare në Selinë e Shenjtë të Vatikanit dhe u prit nga Arqipeshkvi Francesko Kanalini dhe Monsignor Joseph Murphy.

Siç ishte njoftuar nga presidenca serbe, presidenti serb nesër do të ketë takime ndaras me Shenjtërinë e Tij, Papa Françeskun, dhe Eminencën e tij Kardinalin, Pietro Parolini, Sekretarin Shtetëror të Selisë së Shenjtë.

Më herët Presidenti Serb, Aleksandar Vucic, iu kishte thënë gazetarëve se po shkoj tek Papa në Vatikan të i lus të mos e pranojnë Kosovën.

Jo shumë kohë më parë Serbia u kritikua për fushatën e saj të anulimit të pranimit të njohjeve të shtetësisë së Kosovës nga Ambasadorët e Quintit.

Këto përpjekje nuk janë ndalur posaçërisht për kërkesën e anëtarësisë në Interpol nga Kosova, që ishte refuzuar nga këshilli i përgjithshëm i kësaj organizate.