1.Ai ka bërë presion ndaj një lideri të huaj për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të Amerikës 2020.
2.Ai i kërkoi një vendi të huaj të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
3.Ai shpërndau informacione të klasifikuara për zyrtarët e huaj.
4.Ai sulmoi publikisht agjentët e inteligjencës amerikane ndërkohë që qëndronte pranë një autokrati të huaj armiqësor.
5.Ai punësoi një këshilltar të sigurimit kombëtar, të cilin e dinte se kishte punuar fshehurazi si një lobist i huaj.
6.Ai inkurajon udhëheqësit e huaj për ta pasuruar atë dhe familjen e tij duke qëndruar në hotelet e tij.
7.Ai i ‘gjunjëzohet’ diktatorëve vrasës.
8.Ai ka larguar aleatët më të afërt të Amerikës.
9.Ai gënjeu popullin amerikan për marrëdhëniet e biznesit të kompanisë së tij në Rusi.
10.Ai thotë gënjeshtra të reja praktikisht çdo javë, për ekonominë, madje edhe për motin.
11.Ai kalon orë të tëra duke shikuar televizor dhe duke qëndruar në resorte.
12.Ai shpesh nuk pranon të lexojë libra informimi ose të kryejë funksione të tjera themelore të punës së një presidenti.
13.Ai ka ndihmës, si dhe anëtarë të partisë së tij në Kongres, të cilët e përqeshin pas shpinës, duke e konsideruar si të papërshtatshëm për zyrën.
14-Ai ka deniguar në mënyrë të përsëritur një senator të ndjerë të Shteteve të Bashkuara i cili ishte një hero i luftës.
15.Ai fyeu një familje Gold Star, të mbijetuarit e trupave amerikane të vrarë në aksion.
16.Ai e përshkroi një ish-zonjë të parë, jo shumë kohë pasi ajo vdiq, si “të keqe”.
17.Ai i përshkroi supremacistët e bardhë si “njerëz shumë të mirë”.
18.Ai u tha katër grave me ngjyra, të gjithë qytetarëve dhe anëtarëve të Kongresit, që të ktheheshin dhe të ndihmonin në rregullimin e vendeve plotësisht të shkatërruara dhe të infektuara nga krimi nga të cilat ata erdhën.
19.Ai bëri një shaka për Pocahontas gjatë një ceremonie që nderonte veteranët e Luftës së Dytë Botërore të Amerikës.
20.Ai e nisi karrierën e tij politike duke pretenduar se presidenti i parë i zi nuk ishte vërtet Amerikan.
21.Ai nisi fushatën e tij presidenciale duke i përshkruar Meksikanët si “përdhunues”.
22.Ai i ka përshkruar gratë, ndryshe, si “qen”, “derr” dhe “kalë”.
23.Ai është akuzuar për sulm seksual ose sjellje të keqe ndaj shumë grave.
24.Ai bëri fushatë për një kandidat të Senatit i cili u akuzua për ngacmimin e vajzave të shumta adoleshente.
25.Ai tundi krahët, ndërsa mbajti një fjalim, në një mënyrë që dukej tallëse për një person e aftësi të kufizuara fizike.
26.Ai ka inkurajuar përkrahësit e tij të përdorin dhunë kundër kundërshtarëve të tij politikë.
27.ka bërë thirrje që kundërshtarët dhe kritikët e tij të hetohen dhe të burgosen.
28.Ai përdor një frazë të njohur për diktatorët, “armiku i popullit”, për të përshkruar gazetarët.
29.Ai përpiqet të sulmojë çdo burim të pavarur informacioni që nuk i pëlqen, përfshirë gjyqtarët, shkencëtarët, gazetarët, zyrtarët e zgjedhjeve, FBI, CIA., Zyra e Buxhetit të Kongresit dhe Shërbimi Kombëtar i motit.
30.Ai është përpjekur të detyrojë kryetarin e Rezervës Federale për uljen e normave të interesit.
31.Ai tha se një gjykatës nuk mund të ishte objektiv për shkak të trashëgimisë së tij meksikane.
32.Ai pengoi drejtësinë duke u përpjekur të ndikojë në një hetim mbi fushatën e tij presidenciale.
33.Ai shkeli ligjin federal duke e detyruar avokatin e tij të paguante 280,000 dollarë para për të fshehur dy lidhje jashtëmartesore.
34.Ai e grumbulloi pasurinë e tij pjesërisht përmes mashtrimeve financiare.
35.Ai nuk ka pranuar të publikojë deklaratat e tij tatimore.
36.Ai akuzoi gabimisht paraardhësin e tij për përgjime të tij.
37.Ai pretendoi se agjentët federalë të zbatimit të ligjit dhe prokurorët shpiknin rregullisht prova, duke dëmtuar kështu besueshmërinë e hetimeve penale në të gjithë vendin.
38.Ai ka urdhëruar që fëmijët të ndahen fizikisht nga prindërit e tyre.
39.Ai ka thënë që Amerika nuk është ndryshe ose më mirë se Rusia e Vladimir Putin.
39.Ai e ka quajtur Amerikën një “ferr”.
40.Ai është presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe ai është një kërcënim për pothuajse gjithçka që Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojnë.
David Leonhardt është një ish-shef i zyrës në Uashington për Times, dhe ishte redaktori themelues i The Upshot dhe drejtues i Projektit 2020, mbi të ardhmen e redaksisë së Times. Ai fitoi çmimin Pulitzer 2011 për koment, për kolonat mbi krizën financiare.
New York Times