MENU
klinika

Rikthehet vetëm nëse...

E bujshme/ Xhaka jashtë kombëtares?

26.09.2019 - 19:39

Edoardo Reja po përgatit që të bëjë gati listën për futbollistët që do të grumbullohen për ndeshjet e muajit tetor ndaj Turqisë dhe Moldavisë, të dyja jashtë fushe, të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

Trajneri italian po udhëton nëpër stadiume dhe po sheh nga pranë gjendjen e futbollistëve, por deri tani ka ende disa dilema.

Sipas Telesport, ekziston rreziku konkret që jashtë listës të mbetet një titullar i padiskutuar vitet e shkuara: Taulant Xhaka!

Tekniku kuqezi e ka vendosur në listën e pritjes, pra që do të thotë se Xhaka vjen në kombëtare vetëm nëse një nga futbollistët e tjerë të përzgjedhur në atë rol ose sektor do të dëmtohej apo kishte probleme të ndryshme, qoftë edhe duke bërë paraqitje të dobët.

Kështu, mesfusha kuqezi numëron Abrashin, Gjasulën, Ramadanin, Qosen, Memushajn, Baren dhe Xhakën, teksa Emanuele Ndoj vazhdon i dëmtuar dhe Kaçe rrezikon gjithashtu të mos thërritet.

Klaus Gjasula i mori pikërisht vendin Xhakës në ndeshjen e fundit të luajtur dhe fituar ndaj Islandës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”