MENU
klinika

E rëndë në Krujë

Makina përfundon në greminë, vdes një person

17.09.2019 - 14:38

Një aksident i rëndë është shënuar sot në rrugën e Qafështamës në Malësinë e Krujës.

Si pasojë e këtij aksidenti, ku një fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë ka humbur jetën një person.

Mësohet se viktimë ka mbetur Qazim Basha, ndërsa janë plagosur rëndë Besim Karaj dhe Ermir Zylfa.

Policia e Krujës në një informacion paraprak bën me dije se:

kolana e librave

Më datë 17.09.2019, në fshatin Mafsheq Krujë ka dalë nga rruga mjeti me targa AA 658 BO, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi Q.B., 52 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit E.Z., 32 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe shtetasi B.K., 56 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Krujës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.