Për ditë me radhë në media është komentuar gjatë për largimin e moderatorit dhe aktorit të njohur Ermal Mamaqi nga ekrani.
Duke qenë se Ermali ka qenë i angazhuar me xhirimet e filmit më të ri “I love Tropoja” që pritet të dalë së shpejti në të gjitha kinematë shqiptare, vetëm ditën e sotme nëpërmjet një statusi sqaroi gjithçka.
Ermali njoftoi se ka vendosur të marrë një pauzë të shkurtër si moderator dhe gjithashtu sqaroi se gjatë kësaj periudhe do të përqëndrohet tek karriera e tij në industrinë e kinematografisë.
Gjithashtu ai bëri të ditur se ndoshta në janar do ta shohim me një emision të ri për të cilin ka kohë që punon bashkë me ekipin krijues të xing.
Mirëpo, pak minuta më parë ai i ka habitur të gjithë teksa ka publikuar një foto ku shihet së bashku me moderatoren Luana Vjollca.
“Duke thurur plane…ndoshta kundër Marinës”, ka shkruar moderatori duke ngritur dyshimet se mund të sjell ndonjë projekt të ri me moderatoren e njohur
Komenti i tij ka marrë menjëherë përgjigje nga Getoari dhe nga vetë Marina, e cila shkruan: Hahahhahahahha o ngatërrestar.