MENU
klinika

Ja prapaskenat

FIFA vs Ronaldo, i jep çmimin Messit ‘për inat’!

24.09.2019 - 17:16

Ceremonia e FIFA The Best 2019 në ‘La Scala’ ka shtuar konfliktin mes Cristiano Ronaldos dhe institucionit më të lartë të futbollit në botë.

Portuguezi, i cili aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim, ka zgjedhur të mos shkojë në ceremoninë e zhvilluar në Milano.

Sipas ‘itasportpress.it’, ky gjest ka nervozuar FIFA-n të cilët zgjodhën të ‘hakmerren’. Ronaldo, i cili ka qenë pjesë e formacionit më të mirë të vitit, duket se është shmangur me qëllim në momentin e leximit të emrave të më të mirëve, me FIFA-n që ka cituar vetëm 10 lojtarë.

Gjithashtu, media italiane ‘itasport’ shkon më tej duke thënë se fituesi i trofeut duhet të ishte mbrojtësi i Liverpool-it, Virgil van Dijk, por FIFA ka vendosur të vlerësojë Messi-n në momentin e fundit si formë ndëshkimi për portugezin.

Cristiano Ronaldo ka reaguar pak çaste pas ndarjes së çmimit nëpërmjet rrjetit social ‘Instagram’.

“Durimi dhe këmbëngulja janë dy karakteristika që dallojnë profesionistin nga amatori. E gjithë kjo që është e madhe sot, ka nisur e vogël. Nuk mund t’i bësh të gjitha, por bën çfarë është e mundur që të realizosh ëndrrat. Dhe mos harro se gjithmonë pas natës vjen agimi”, është shprehur futbollisti i Juventusit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"The Best FIFA Football Awards 2019"

Van Dijk, Messi apo CR7? Sot shpallet fituesi

Lojtari më i mirë i Championsit

Van Dijk thyen Messin dhe Ronaldon!