MENU

Ndryshimi i politikave të emigracionit

“Fundi i epokës së Salvinit”, Italia mirëpret 82 emigrantë

15.09.2019 - 13:06

Qeveria e re e majtë e Italisë ka lejuar një anije shpëtimi që transportonte 82 migrantë të zbarkonin në bregdet në ishullin Lampedusa, pas afro një javë në det.

Shumë prej atyre që ishin në anijen e shpëtimit “Ocean Viking” pritet të shpërngulen në vendet e tjera, me Gjermaninë dhe Francën që premtojnë të marrin secila 25 përqind të tyre.

Ministri i jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, theksoi se masa nuk paralajmëron kthimin e një politike “portesh të hapura”. Por kjo përfaqëson një ndryshim nga qëndrimi i ashpër i qeverisë së mëparshme të koalicionit midis Lëvizjes Pesë Yjet të Di Maio dhe partisë Lidhja të ekstremit të djathtë të Matteo Salvinit.

Qeveria e re, e përbërë nga Lëvizja Pesë Yje dhe Partia Demokratike e qendrës së majtë, mori detyrën në fillim të këtij muaji.

Ministri i Kulturës, Dario Franceschini, shkroi në Twitter se masa shënoi “fundin e propagandës së Salvini në kurrizin e njerëzve të dëshpëruar në det. Politika dhe marrëdhëniet e mira ndërkombëtare janë rikthyer”.

Komisioneri i lartë i SHBA për refugjatët, Filippo Grandi, gjithashtu e përshëndeti lajmin si “një zhvillim pozitiv!” Ai shkroi në Twitter: “Shpresojmë se ky është një hap i mëtejshëm drejt marrëveshjeve të nevojshme urgjentisht, të parashikueshme, e të mbështetura nga një numër vendesh evropiane.”

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), përfshirë Gjermaninë dhe Italinë, do të takohen në Maltë më 23 shtator për të diskutuar çështjen e migracionit.

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer, dje tha se Berlini ishte i përgatitur të marrë një çerek nga numri i përgjithshëm i migrantëve që mbërrijnë në Itali me anije.

Që nga fillimi i vitit 2019, mbi 39 mijë migrantë dhe refugjatë të parregullt kanë arritur në Evropë përmes detit, 840 e të cilëve, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit (IOM), humbën jetën në det.

IOM në muajin janar tha se të paktën se 30.500 migrantë humbën jetën humbën jetën midis viteve 2014 dhe 2018 përderisa udhëtonin për në Evropë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëveshje edhe me Italinë

Kriza e migracionit po merr zgjidhje…