MENU
klinika

Vjen deklarata e radhës

Gareth Bale trondit Realin: Do të ketë sërish…

06.09.2019 - 17:56

Sulmuesi i Real Madrid-it, Gareth Bale, ka folur sërish në lidhje me situatën e tij te madrilenët.

Ai e ka shprehur hapur se nuk është i lumtur, pasi ka kaluar shumë situata të vështira dhe mendon se e kanë ngarkuar me faj më shumë se të tjerët.

“Sezoni i fundit ishte i vështirë për të gjithë, për mua dhe për skuadrën. Ata më fajësuan më shumë se të tjerët, nuk mendoj se ishte e drejtë.

Vazhdimi me Real Madridin? Ishte surprizë për mua qëndrimi dhe ndryshimi i së ardhmes, por jam i sigurt, të jem i sinqertë se do të ketë sërish shumë ‘turbulenca’.

Do të flas për këtë me Real Madridin, është një çështje mes meje dhe tyre, ne duhet të dalim në një përfundim. Do të përqëndrohem të jap më të mirën time, pa e ditur se çfarë do të ndodhë. Në këtë moment nuk mund të them se jam i lumtur, por po luaj”, – tha Bale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zidane 'i akuzuari kryesor'

8 gabimet e Real Madridit këtë verë