Drejtuesit e Lëvizjes 5 yje të Italisë kanë rënë dakord për një koalicion me rivalët e tyre në të majtë, Partinë Demokratike (PD), për të qëndruar në pushtet dhe për të shmangur zgjedhje të parakohshme.
Por marrëveshja varet nga një votim në internet midis anëtarëve të lëvizjes, tha partia populiste të dielën.
Anëtarët e lëvizjes do të kërkohet të votojnë në ditën e martë në platformën online 5-Star, Rousseau. Nëse ata e miratojnë marrëveshjen, Italia duhet të ketë një kabinet të ri brenda të mërkurës maksimumi, tha Kryeministri Giuseppe Conte.
Conte është një aleat i pavarur me Lëvizjen 5 Yje. Ai dha dorëheqjen pasi Matteo Salvini tërhoqi partinë e tij Lidhja nga koalicioni qeverisës në gusht.
Marrëveshja midis Lëvizjes 5 yje dhe PD do të bëjë që Conte të mbajë pozicionin e tij si drejtuesi kabinetit të ri. Sidoqoftë, nëse anëtarët e Lëvizjes 5 yje refuzojnë marrëveshjen, Italia do të ketë zgjedhje të parakohshme në nëntor.
Ditët e fundit, të dyja palët kanë luftuar për të kapërcyer armiqësinë e tyre historike. Të shtunën, themeluesi i Lëvzjes Pesë Yjet Beppe Grillo miratoi publikisht marrëveshjen dhe i kërkoi PD që të shfrytëzonte mundësinë “unike” për të qeverisur së bashku.
“Le të përpiqemi të ëndërrojmë, të kemi një vizion,” tha ai në një video të postuar në blogun e tij.
Udhëheqësi i Lidhjes Salvini, kishte thirrur për një votim mosbesimi në një përpjekje për të detyruar zgjedhje të parakohshme dhe të përfitonte nga popullariteti i partisë së tij. Aktualisht, Lidhja e Salvini ka mbështetje 31.2% në krahasim me 5-Yjet që kanë vetëm 24.2%.
Partia PD, e udhëhequr dikur nga ish kryeministri Matteo Renzi, është e treta me 22.3%, sipas një sondazhi të publikuar nga Corriere della Sera të Shtunën.
Nga Deutsche Welle