MENU
klinika

Për të djegur yndyrën në bark

Ja çfarë duhet të pish para gjumit

28.09.2019 - 16:58

Një prej pijeve që mund ta përgatitësh shumë lehtë në shtëpi do të të ndihmojë për të humbur yndyrën abdominale, që njihet edhe si yndyra në bark.

Është një recetë e shëndetshme dhe shumë energjike, e përshtatshme për çdo shije. Mjafton të shtosh disa përbërës të shëndetshëm dhe ujë në vend të pijeve me gaz. Do të jetë diçka shumë e shijshme.

Përbërësit:

1 kastravec

një tufë majdanoz

1 limon

1 lugë gjelle uthull e përpunuar

1 lugë gjelle lëng (ose xhel) aloe vera

1/2 gotë ujë

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit hidhi në mikser dhe konsumoje lëngun e formuar para se të flesh. Mund ta praktikosh këtë metodë për një muaj dhe pastaj bëj një javë pushim. Nëse ke sërish nevojë, mund të fillosh edhe një cikël tjetër.