MENU
klinika

Detaje

Keni aplikuar për vizë? Ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm

19.09.2019 - 10:14

Ambasada amerikane në Tiranë, mëngjesin e sotëm, ka dhënë informacion për personat që kanë aplikuar për vizë emigruese në SHBA.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ajo bën të ditur se zyra e Departamentit të Sigurisë Kombëtare USCIS i përpunon të gjitha kërkesat për viza dhe Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) cakton takimet për vizë.

Ambasada i thotë aplikuesve të pyesin herë pas here për dokumentat që presin dhe për datën e takimit.

Ju uroj një të enjte të lumtur! Keni pyetje në lidhje me kërkesat për viza emigruese? Është e rëndësishme të dini se zyra e Departamentit të Sigurisë Kombëtare USCIS i përpunon ato kërkesa dhe Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) cakton takimet për vizë, kështu që ju duhet t’u bëni atyre pyetje që mund të keni në lidhje me peticionet në pritje. Sidoqoftë, nëse thjesht doni të pyesni se si funksionon procesi, unë jam këtu për t’ju ndihmuar! #PyetAnen”, shkruan Ambasada.