MENU
klinika

Arkivi i poetit

“Lasgushi i vërtetë”

26.09.2019 - 14:22

      Tashmë u mundësohet studiuesve dhe jo vetëm, arkivi personal i poetit Lasgush Poradeci.

Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, u dhurua para disa vitesh, arkivi personal i poetit Lasgush Poradeci (Llazar Gusho), nga të bijat: Marie dhe Kostandina Gusho. Ky fond personal, mbas një viti proces restaurimi dhe përpunimi, tashmë është gati për të gjithë studiuesit e veprës së tij.

 

 

 

 

 

Arkivi personal i Lasgushit, përfshin mijëra fletë-dorëshkrime, shtypshkrime, gazeta, revista, fotografi dhe kartolina, ftesa e telegrame, partitura, harta, kartëmonedha, çertifikata, diploma, madje edhe dekorata dhe pulla poste.

 

 

 

 

 

Të gjitha këto ofrojnë një material të pasur të dorës së parë, për studiuesit e jetës dhe veprës së tij, për studiuesit e letërsisë së krahasuar që mund të kenë mundësi krahasimi variantesh, si dhe për kureshtarët që mund të zbulojnë se çfarë gazetash e revistash shfletonte poeti, apo me kë mbante korrespondencë, etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agolli mbi varrin e 'Zogut të fundit të liqerit'

‘Kur gjeniu nderon gjeniun’