Duda Balje, e cilësuar si një nga femrat më të bukura në politikë, është ndër politikanet më të komentuara në Kosovë, për stilin e saj të veçantë.
Por së fundmi ajo ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave gjermane. Është gazeta “Kosmo” e ka cilësuar ndër politikanet më të bukura në Ballkan.
“Ish-deputetja e parlamentit të Kosovë, Duda Balje (42), shkaktoi “tërmet” për shkak të pasurisë së saj të madhe. Ajo përmendet edhe si politikania më e bukur në Ballkan” thuhet ndër të tjera në artikullin e gazetës.
Balje është një politikane kosovare me origjinë boshnjake. Ajo ka qenë kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Ajo ka një diplomë master në administrimin e biznesit dhe doktoraturë në menaxhimin e burimeve njerëzore, është e martuar dhe ka tre fëmijë, përfundon artikulli.
PASURIA E ISH DEPUTETES
Ish- deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje ka treguar pasurinë e saj për Agjencionin Kundër Korrupsionit, raporton Bota sot. Balje ka deklaruar një banesë prej 60 m2, vlera e së cilës është 80 mijë euro. Në emër të bashkëshortit ajo ka deklaruar një shtëpi prej 500 m2, çmimi i së cilës është 150 mijë euro.
Dy lokale, po ashtu në emër të bashkëshortit që arrijnë shifren prej 280 mijë euro.
Tutje, Balje ka treguar se ka një makinë të tipit “Tiguan”, prej 13 mijë euro, kurse bashkëshorti i saj posedon një veturë “Toyota”, çmimi i së cilës është 17 mijë euro.
Ish- deputetja ka treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj në institucione financiare kanë të kursyera 21 mijë euro.