MENU
klinika

Nënshkruhet marrëveshja IPA

Soreca: 42 mln euro për Reformën në Drejtësi!

13.09.2019 - 11:38

42 milion euro do të financohen për zbatimin e Reformës në Drejtësi pas nënshkrimit të marrëveshjes, IPA 2018, mes Këshillit të Ministrave dhe Komisionit Europian.

Në një konferencë për shtyp, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca u shpreh se kjo marrëveshje u arrit në një proces të rëndësishëm të fazës së integrimit.

“Po vënë në dispozicion 42 milion euro për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Sa më shumë të zbatohet kjo strategji aq më shumë para do të ofrohen. Mbështetja mbulon të gjitha fushat dhe institucionet e drejtësisë, bën të mundur ngritjen sa më të shpejtë për organet e reja. Javët dhe muajt në vijim do të jenë kyçe për Shqipërinë, pasi jemi shumë pranë krijimit të SPK dhe BKH“, tha Soreca.

Ambasadori shtoi më tej se 20 milion euro jepen për prokurorinë, me prioritet për të luftuar krimin e organizuar.

20 milion eruo do të vihen në dispozicion të Prokurorisë për të arritur rezultatet. Ndihma do u jepen infrastrukturave bashkiake për ujrat e zeza dhe për funksionin, e UKT. 6 mln euro do të jepen për rehabilitimin e Bylis. Nuk ka kohë për të humbur“, tha ambasadori.

Një krahasim mes Shqipërisë dhe Francës

Tatimi mbi pagat apo kapitalin

"Duhen ndaluar ndërtimet e shfrenuara për të mbrojtur natyrën"

Turizmi po dëmton Greqinë!