05.09.2019 - 14:50
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar sot përmes një deklarate për mediat në lidhje me raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit.
Kryemadhi tha se ndjen dhimbje për situatën politike në vend.
Gjithashtu ajo theksoi se ky raport ishte një skaner për të treguar të vërtetën e politikës.
“Nuk kemi asnjë mëdyshje që ai raport do të sillte konkluzione të qëndrueshme. Ndjejmë dhimbje për situatën politike ku ndodhet vendi. Raporti i OSBE/ODHIR është skaner për të vërteten. Në atë raport është e qartë situata, pasi tregoi shkatërrimin ligjor të vendit. KQZ interpretoi ligjin sipas Ramës”, tha Kryemadhi.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Veprimet pas rezultateve të referendumit
BE: Kuvendi të miratojë ndryshimet kushtetuese
Mbarëvajtja e procesit
“Nga nesër në gatishmëri”/ Policia merr masa shtesë për zgjedhjet
Deklarata
PE: Opozita të kthehet në Parlament
Zgjedhjet e 30 qershorit