02.09.2019 - 14:32
Sot është dita e parë e fazës së parë dhe janë regjistruar rreth 2 mijë studentë në universitete.
Në Universitetin e Mjekësisë ka qenë fluksi më i lartë, ku është ezauruar një e treta e kuotave.
Një pjesë e studentëve thonë se përveç pasionit, mjekësinë e kanë zgjedhur me synimin për t`u punësuar jashtë Shqipërisë.
Por ka edhe nga ata të cilët janë shpresëplotë për të ardhmen në vendin e tyre.
Më e qetë dita e parë e regjistrimit ishte në Universitetin e Tiranës.
Sipas të dhënave nga Rrjeti Akademik Shqiptar vetëm të hënën janë regjistruar në universitet rreth 2 mijë studentë. Raundi i parë është i përbërë nga 7 nënfaza 48 orëshe.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Shpëtim Nazarko
Pse nuk vemë dot asgjëkundi?
Pranimet në universitet