21.09.2019 - 18:52
51 persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e tërmeteve të fuqishëm që goditën vendin pasditen e sotme. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Traumës, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.
Vendi u godit sot nga dy lëkundje tërmeti, ku më i forti 5.8 ballë Rihter, me epiqendër 30 km ne veri të Durrësit, në bregdet afër Kepit Rodonit. Tërmeti më i fortë në 20-30 vitet e fundit.
Lëkundjet e forta shkaktuan frikë dhe panik tek banorët, të cilët lanë shtëpitë dhe zbritën me shpejtësi në rrugë. Deri tani nuk raportohet për viktima, ndërsa të shumta kanë qenë dëmet materiale.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ja epiqendrat
3 tërmete shkundin Shqipërinë
Brenda pak orësh disa tërmete
‘Shkundet’ juglindja e vendit
Çfarë po paralajmëron?