MENU
klinika

Detaje

Shkarkimi i Metës/ Mblidhet nesër komisioni hetimor, ç’pritet të ndodhë

17.09.2019 - 11:50

Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta do të zhvillojë mbledhjen e radhës paraditen e nesërme.

Komisioni do kërkojë shtyrjen e mandatit me qëllim pritjen e opinionit të Komisionit të Venecias për ligjshmërinë e dekretit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Në mbledhjen e nesërme komisioni pritet të kërkojë administrimin e dokumenteve që lidhen me hetimin parlamentar.